Sporti

Lumbardh Dellova nuk do të luajë ndaj Sllovenisë

10/09/2025 17:41
nga:Mergim Rreci

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda dhe portieri Aro Muric, të enjten mbrëma kanë folur në konferencën për media, një ditë para përballjes me Slloveninë.

Dardanët dhe sllovenët do të ballafaqohen nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Trajneri gjerman tha se përballja me Slloveninë do të jetë e fortë dhe vendimtare për objektivat e Kosovës, por beson se skuadra e tij do të japë maksimumin për të marrë tri pikët.

“Jam përballur dy herë me Slloveninë si trajner i Austrisë. Është një skuadër me mbrojtje shumë të mirë, ndaj për ne është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm prapa dhe të shfrytëzojmë rastet përpara për të shënuar gola”, deklaroi Foda.

Ai konfirmoi se atmosfera në ekip është pozitive dhe se të gjithë lojtarët janë të gatshëm për lojë, përveç mbrojtësit Lumbardh Dellova, i cili mungon për shkak të lëndimit.