Lajme

Lulzim Rafuna zgjedhet kryetar i ri i OEK-ut

07/14/2022 12:21
nga:N M

Oda Ekonomike e Kosovës ka zgjedhur sot drejtuesit e rinj, ku kryetar i OEK-ut u zgjodh Lulzim Rafuna. Ndërsa, Kryesues i Kuvendit është zgjedhur Sami Mazreku nga Byroja e Sigurimeve, raporton Gazeta Blic.

Kuvendi i OEK-ut zgjodhi Rafunën kryetar me 27 vota, ndërsa mandati i kryetarit është katërvjeçar.

Lulzim Rafuna më parë ishte ish-drejtor i Doganës së Kosovës, ministër në detyrë i Financave dhe këshilltar i ish-ministrit të Financave, Bedri Hamza, dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Në garë për kreun e OEK-it ishte edhe Erëza Vela e cila mori 11 vota si dhe Ruzhdi Kurtishaj 12 vota.Kryetari i deritanishëm ishte Berat Rukiqi.

Opozita e quan antikushtetuese, miratohet në lexim të parë Projektligji për Byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë