Ish-diplomati Lulzim Peci ka reaguar ashpër ndaj dyshimeve për vjedhje të votave brenda partive politike, duke thënë se fenomeni ka tejkaluar përmasat e “vjedhjes industriale” të vitit 2010 dhe se po ndodh në të gjitha partitë, raporton GazetaBlic.
Ai e cilësoi situatën si thellësisht të kalbur dhe akuzoi drejtuesit politikë për falsifikim të vullnetit qytetar, ndërsa vlerësoi qytetarët që, sipas tij, “e dhanë provimin demokratik” më 28 dhjetor.


