Lajme

Lulzim Peci: Qeveria po tenton “grabitje” të buxhetit dhe centralizim arbitrar të pushtetit

11/02/2025 13:17
nga:Genita C

Ish-diplomati Lulzim Peci ka reaguar ashpër ndaj deklaratave për (mos)dhënien e buxhetit për komunat, duke e quajtur këtë “kërcënim dhe shantazh” nga qeveria në detyrë, raporton GazetaBlic.

Ai tha se një veprim i tillë përbën ndërhyrje flagrante në fushatën zgjedhore dhe “tentim-grabitje” të parave të taksapaguesve.

Sipas Pecit, kjo është përpjekje për instalimin e një centralizimi arbitrar të pushtetit dhe zbatim i një “kushtetute materiale” me deficit të thellë demokratik në Kosovë.