Sporti

Lulzim Peci: Ardhja e trajnerit Afrim Toverlani tek Kosova U-21 ka ndryshuar atmosferën në ekip

06/22/2023 11:50
nga:E K

Kosova U21 ka arritur fitore ndaj Estonisë U21 me rezultat 2-0.

Arian Llugiqi dhe Andi Hoti i dhanë fitoren “Dardanëve të rinj” të udhëhequr nga Afrim Toverlani, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas kësaj fitore për ‘GazetaBlic Sport‘ ka folur lojtari i Kosovës U21, Lulzim Peci.

Peci ka thënë që kjo fitore është shumë e rëndësishme për grupin duke potencuar ndikimin e trajnerit, Afrim Tovërlani në përmirësimin e atmosferës së grupi.

“Mendoj se ardhja e trajnerit, Afrim Toverlani ka ndryshuar atmosferën në ekip, ky ishte grumbullimi i katërt me radhë dhe koha që e kemi kaluar sëbashku ka bërë që grupi të jetë shumë i lidhur me njëri-tjetrin edhe pse vinim nga klube të ndryshme”, tha Peci.

Kosova U-21 është në grupin D të kualifikimeve me skuadra të forta si Gjermania, Bullgaria, Izraeli, Polonia dhe Estonia.

Kujtojmë që përballja ndaj Estonisë ishte ndeshja e parë e Kosovës U-21 që tashmë kryeson tabelën me tre pikë pasi ekipet e tjera ende nuk kanë zhvilluar ndeshje.

/GazetaBlic Sport/