Lajme

Lulzim Kamberi dorëhiqet nga pozita e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë

10/22/2024 16:34
nga:G B

Doktori Lulzim Kamberi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë.

Kjo u konfirmua në një përgjigje për Klankosova nga Drejtoria e Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“QKUK, ju konfirmon dorëheqjen e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë. Së shpejti do të caktohet ud.drejtori i Klinikës”, thuhet në përgjigje.

Dorëheqja e Kamberit vjen pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, për shkak të cenimit të të drejtave në marrëdhënie të punës.

Muaj më parë, QKUK-ja ishte njoftuar lidhur me inicimin e procedurës penale për drejtorin e Klinikës së Kardiologjisë dhe një shefit njësisë të kësaj klinike.