Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi, ka prezantuar planin konkret për tejkalimin e problemeve në trafik.
Në debatin televiziv për komunën e Prizrenit, Kabashi, është zotuar se do i realizojë pesë investime konkrete për zgjidhjen e problemit të trafikut.
– Ndërtimi dhe rregullimi i rrugëve të reja dhe ekzistuese në qytet dhe në fshatra,
– Vazhdimi i rrugës unazore të re ( tranzitit të KFOR – it ) nga Arbana me rrugën e Nashecit dhe kyçja tek rrethi i Hoqës së Qytetit,
– Zgjerimi në katër shirita i rrugës ” Aleksandër Xhuvani ” dhe ” Mehmet Pashe Derrallo “, tek shkollat e mesme të koncentruara në lagjen ” Bajram Curr përgjatë tregut ” Fatoni “,
– Zhbllokimi dhe funksionalizimi i rrugës së re unazore (Zhvendosja e objekti cili e pengon qarkullimin dhe normalizimi i Komunikacionit),
– Përmirësimi i ndriçimit publik dhe shtrirja e tij në tërë territorin e qytetit te Prizrenit .
Shkrimi i plotë nga Lulzim Kabashi:
Me plan konkret për tejkalimin e problemeve në trafik.
Trafiku i stërngarkur edhe mungesa e një plani konkret për tejkalimin e këtij problemi e ka ngulfatur Prizrenin tash e sa vite.
Qeverisja aktuale vetëm sa e ka përkeqësuar gjendjen duke mos bërë asnjë hap në drejtim të zgjidhjes së këtij problemi.
Si njohës i pushtetit lokal në këtë qytet, prezantova sonte në debatin për Prizrenin planin konkret që ofron zgjidhje të sigurtë e afatgjate për këtë problem.
– Ndërtimi dhe rregullimi i rrugëve të reja dhe ekzistuese në qytet dhe në fshatra,
– Vazhdimi i rrugës unazore të re ( tranzitit të KFOR – it ) nga Arbana me rrugën e Nashecit dhe kyçja tek rrethi i Hoqës së Qytetit,
– Zgjerimi në katër shirita i rrugës ” Aleksandër Xhuvani ” dhe ” Mehmet Pashe Derrallo “, tek shkollat e mesme të koncentruara në lagjen ” Bajram Curr përgjatë tregut ” Fatoni “,
– Zhbllokimi dhe funksionalizimi i rrugës së re unazore (Zhvendosja e objekti cili e pengon qarkullimin dhe normalizimi i Komunikacionit),
– Përmirësimi i ndriçimit publik dhe shtrirja e tij në tërë territorin e qytetit te Prizrenit .
Vajtimin dhe fajësimin e të tjerëve për dështimet e veta nuk i bën nderë pushtetit në ikje.
Prizreni, Lidhja që na bashkon.
Me plan konkret për tejkalimin e problemeve në trafik!Trafiku i stërngarkur edhe mungesa e një plani konkret për…
Posted by Lulzim I. Kabashi on Monday, September 27, 2021