Lajme

Lulzim Basha shpreh ngushëllimet për familjen Thaçi dhe kritikon Gjykatën Speciale

03/21/2025 15:09
nga:Y I

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka shfrytëzuar rastin për të shprehur ngushëllimet për humbjen e babait të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe familjes së tij, duke theksuar se kjo është një dhimbje e madhe për çdo njeri që e ka përjetuar.

Basha në emisionin “Kosova Today”  ka përmendur se humbja e një prindi është një tragjedi që nuk mund të përgatitesh kurrë.

Ai gjithashtu është shprehur i revoltuar për faktin se Gjykata Speciale ka kufizuar të drejtat dhe dinjitetin e Thaçit, duke i ndaluar atij pjesëmarrjen në ceremoninë mortore të babait të tij.