Lajme

Lulzim Basha mbështet arrestimin e Ilir Metës nga SPAK: Po bien brinjët e Trekëndëshit të Bermudës

10/21/2024 18:15
nga:G B

Lulzim Basha duket se është i vetmi opozitar që ka mbështetur arrestimin e kreut të PL, Ilir Meta, ish president i Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se po bien brinjët e Trekëndëshit të Bermudës, me të cilin i referohet Ilir Metës, Edi Ramës dhe Sali Berishës.

“Kambanat po bien për Edi Ramën, brinjët e Trekëndëshit të Bermudës nuk qëndrojnë dot pa njëri-tjetrin. Fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë shënon fillimin e fundit të tranzicionit.  Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.