Lajme

Lulzim Basha iu hedh gaz mbështetësve të Berishës brenda selisë së PD-së

01/08/2022 12:19
nga:Genita C

Sali Berisha dhe mbështetësit e tij po mbajnë protestë kombëtare para selisë së PD-së thirrur nga ish-kryeministri Berisha kundër kreut aktual Lulzim Basha.

Berisha kërkon largimin e tij nga drejtimi i partisë pas Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur prej tij dhe shkarkimit të Bashës më pas dhe në një referendum me anëtarësinë.

Mbështetësit e Berishës tashmë kanë hyrë brenda selisë së PD-së, kurse Fax News shkruan se është hedhur gaz lotjsellës ndaj mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha, që kanë hyrë në ambientet e brendshme të selisë, pasi thyen derën kryesore.

Një gjë të tillë e konfirmoi edhe Sali Berisha, i cili akuzoi se ky gaz “është i Edi Ramës, pavarësisht se kush e hedhë”.