Sporti

“Luli” vazhdon të mohojë sulmin e Agim Ademit ndaj Govorit – ai distancohet vetëm nga gjuha e tij ofenduese

03/17/2022 14:36
nga:Gazeta Blic

Kryetari i tifozëve “Dardanët” ka kërkuar falje për gjuhën e përdorur dje gjatë prononcimit të Artan Govorit për media.

Ai në një moment të intervistës përdori terme raciste dhe ofenduese, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, para pak minutash ai është distancuar nga gjuha e tij ofenduese, pasi siç thotë ai ka qenë në ndikim të nervozëz, shkaku i rrethanave që ndodhën dje.

Luli Berisha poashtu thotë se po qëndronte me Agim Ademin dhe ajo që u raportua (sulmi ndaj Artan Govorit) është trillim.

Vlen të theksohet se për atë sulm, Agim Ademi është dërguar dje në mbajtje për 48 orë – kurse sot u lirua me procedura të rregullta!

Ja postimi i Luli Berishës: