Përzgjedhësi i Kombëtares U17, Arsim Abazi e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore kundër Bullgarisë U17 në Sofje.
Këto dy ndeshje do të zhvillohen më 14 e 16 prill, derisa në lista e futbollistëve është e bazuar kryesisht me lojtarë nga klubet vendore, njofton FFK, përcjell GazetaBlic.
Nisja e Dardanëve të rinj drejt Bullgarisë do të bëhet më 12 prill.
Një gjë e veçantë që vlen të theksohet është që nipi i Adem Jasharit, Igballi është ftuar për herë të parë te Kosova U17.
Igballi është një talent i jashtëzakonshëm, i cili ka treguar aftësitë deri tek grupmoshat më të reja te Kosova.
Në lidhje me ftesën e tij është prononcuar edhe udhëheqësi i “Dardanëve”, Luli Berisha.
Luli Berisha për GazetaBlic Sport tha se është një ndjenjë e papërshkrueshme që një futbollist nga një familje e tillë të jetë pjesë e Kosovës.
“Është një ndjenjë e pa përshkrueshme, sepse ëshë talent i madh dhe është nga familja legjendare, familja Jashari”, tha fillimisht udhëheqësi i “Dardanëve”.
Ai më pas tha edhe disa fjalë për të gjithë ata që po e refuzojnë Kosovën.
“Ata që e refuzojnë kombëtaren e Kosovës janë të pandjenja, nuk janë shqiptarë, janë për turp. Kosova është e shenjtë, nuk ka nevojë për ftesë, por duhet të afrohesh vetë“, përfundoi Luli Berisha.
/GazetaBlic/


