Sporti

Luks i madh/ Ja si duket vila ku do të jetojë Ronaldo në Arabinë Saudite

01/04/2023 11:16
nga:Lorik J

Cristiano Ronaldo së fundmi u largua nga Evropa për të luajtur për Al Nassr të Arabisë Saudite si futbollisti më i paguar në botë.

Ai u prezantua ditën e djeshme para mijërave tifozëve që dolën për ta parë atë nga afër duke stërvitur, përcjell GazetaBlic Sport.

Daily Mail shkruan se Ronaldo do të jetojë në Riad, kryeqytetin dhe qytetin më të madh të Arabisë Saudite dhe rezidenca ku do të qëndrojë ka deri në tetë dhoma gjumi, si dhe tre vila më të vogla në të njëjtin oborr. Kështu, portugezi do të jetë në gjendje të presë të gjithë ekipin e Al Nassr nëse dëshiron vërtet.

Krahas kësaj, rezidenca vlerësohet rreth 14 milionë euro dhe ka gjithashtu një pishinë olimpike dhe një ujëvarë mu në hyrje të shtëpisë. Ndodhet në Al Muhamadijah, një nga lagjet më prestigjioze në Riad dhe fëmijët e Ronaldos do të shkojnë në një shkollë ndërkombëtare në Al Nahel.

/GazetaBlic Sport