Lajme

Lukashenko i fal 20 të burgosur, ishin të dënuar për ekstremizëm

12/28/2024 12:32
nga:Sh R

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka falur 20 persona të dënuar për ekstremizëm, njoftuan mediat shtetërore të shtunën.

“Të gjithë ata që aplikuan për falje dhe u penduan për atë që kishin bërë,” tha agjencia shtetërore e lajmeve Belta duke cituar shërbimin e shtypit të Lukashenkos.

Lukashenko edhe nëntor të këtij viti i kishte falur edhe 32 persona të tjerë që ishin të akuzuar për të njëjtat vepra penale.

Ai që nga korriku i këtij viti i ka falur gjithsej 178 persona, sipas një raporti të bazuar në të dhënat e grupeve të të drejtave të njeriut, shkruan Reuters.