Sporti

Lukaku zë vendin e 12’të në garën për Topin e Artë

11/29/2021 18:53
nga:Lorik J

France Football ka nisur të zbulojë renditjen finale të garës së ngushtë për triumfin në çmimin e madh “Topi i Artë”.

Si çdoherë, edhe këtë vit, France Football do të zbulojë renditjen nga vendi i 30’të deri tek vendi i parë, i cili do të jetë fituesi, shkruan GazetaBlic Sport.

Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku ka zënë vendin e 12’të në garën për ta fituar Topin e Artë 2021.

Lukaku kishte paraqitje të mira me Interin në edicionin e kaluar ku fitoi Serie A si dhe me kombëtaren e Belgjikës.

/GazetaBlic Sport