Sporti

Lukaku ‘thumbon’ një tifoz të Juventusit

07/18/2021 19:12
nga:E K

Një fans i Juventusit ka provuar të provokojë sulmuesin belg, Romelu Lukaku.

Tifozi i Juventusit i tha Lukakut nëse “ka dalë akoma nga xhepi i Chiellinit” , duke iu referuar fitores së Italisë ndaj kombëtares belge, shkruan GazetaBlic Sport.

Sulmuesi i Interit nuk e la pa ia kthyer ‘thumbin‘ atij.

Ai i tha se është i lumtur me triumfin e Italisë, por ia rikujtojë atij se Interi është kampion në fuqi në Serie A.

“Italia fitoi dhe unë jam i lumtur për ju, me të vërtetë… por kampionët e Italisë, jemi ne Inter, kujtoje këtë“, iu përgjigj Lukaku.

/GazetaBlic Sport/