Sporti

Lukaku: Ta lëmë Eriksenin të qetë

06/17/2021 14:03
nga:E K

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku ka treguar se ka folur me bashkëlojtarin e tij te Interi, Christian Eriksen.

Ai ka deklaruar se ka folur njëherë me të dhe se është koha ta lëmë të qetë të pushojë me familjen e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

“Unë i thashë të ishte i qetë dhe se kur ai dëshiron të flasë unë jam këtu. Nesër, pas ndeshjes, do t’i dërgoj një mesazh. Tani për tani dua ta lë të qetë me familjen e tij. Mendoj se ditët e fundit shumë janë përpjekur të flasin me të, por tani le ta lëmë të pushojë”, tha Lukaku.

/GazetaBlic Sport/