Sipas Il Matino , Everton dhe Besiktas kanë folur për disponueshmërinë e Romelu Lukaku, por sulmuesi belg dëshiron të qëndrojë te Napoli deri në fund të sezonit.
Gazeta me seli në Napoli, Il Mattino, raporton se Lukaku, ka refuzuar dy propozime për t’u larguar këtë muaj, transmeton GazetaBlic Sport.
Raporti pohon se Everton dhe Besiktas kishin treguar interes për yllin belg, i cili, megjithatë, nuk është i gatshëm të largohet nga Napoli në merkaton e janarit.
Lukaku luajti për Evertonin nga viti 2013 deri në vitin 2017, duke shënuar 87 gola në 166 ndeshje. Lukaku ende nuk ka debutuar në sezonin 2025-26, pasi pësoi një dëmtim serioz muskulor gjatë ndeshjeve parasezonale.
/GazetaBlic Sport/


