Sezoni i Romelu Lukakut te Chelsea nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, për të mos thënë që ishte një dështim.
Sulmesi belg është duke bërë përpjeke të vazhdueshme për t’u rikthyer te Interi, te ekipi që kaloi periudhën më të mirë të karrierës, përcjell GazetaBlic Sport.
Gazetari i njohur, Nicolo Schira raporton se Inter pritet ta mbyllë shpejtë marrëveshjen për rikthimin e belgut në Itali.
Sipas raportimeve të Schira, Lukaku do transferohet fillimisht në formë huazimi, kurse paga e tij do reduktohet nga 12 në 8 milionë euro në vit.
Testet mjekësore pritet të kryhen javën e ardhshme.
⏳ Romelu #Lukaku to #Inter from #Chelsea on loan is at the final stage. #Nerazzurri are pushing to close the deal within the next week. Big Rom will cut his salary to finalize his return (from 12 to €8M/year). Possible medicals and signing on the next week. #transfers #CFC
— Nicolò Schira (@NicoSchira) June 16, 2022
/GazetaBlic Sport/


