Romelu Lukaku nuk ka marrë pjesë në seancën e parë stërvitore që Kombëtarja belge ka zhvilluar në Doha dhe nuk do të arrijë në kushte optimale për të luajtur në Botërorin e Katarit 2022. Sulmuesi është duke u rikuperuar nga një problem muskulor dhe pritet të mungojë në dy ndeshjet e para, të paktën.
Sipas mediave ndërkombëtare, Lukaku do të mungojë ndaj Kanadasë dhe Marokut, përcjell GazetaBlic Sport.
Skuadra e drejtuar nga Roberto Martínez ka punuar mëngjesin e sotëm me 24 lojtarë, pasi përveç sulmuesit nuk ishte i pranishëm as Thomas Meunier. Mbrojtësi i djathtë i Borussia Dortmund pësoi një frakturë më 19 tetor dhe ende nuk ka detaje rreth rikthimit të tij.
Humbja befasuese ndaj Egjiptit në ndeshjen e fundit miqësore shkaktoi shqetësim në Belgjikë, e cila nuk arrin në kushte ideale pavarësisht se ka një skuadër të pasur me emra.
Pas vendit të tretë të fituar në Rusi 2018 (Botërori i tyre më i mirë), objektivi i madh do të jetë triumfi i madh.
/GazetaBlic Sport