Sulmuesi i Romës, Romelu Lukaku, ka folur për fitoren 2-0 ndaj Napolit.
Në një prononcim për mediet, Lukaku sqaroi edhe qëllimet e “verdhekuqve”, ndërsa u shpreh që për të qenë mes katër më të mirëve duhet të fitosh ndeshje të tilla.
“Fitore e merituar. Nëse do të jesh mes katër më të mirëve dhe nesë do të sigurosh Champions-in duhet të fitosh ndeshje si kjo”-deklaroi belgu.