Sporti

Lukaku mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Premierliga, ja cili klub mund ta transferojë!

01/04/2022 08:06
nga:Lorik J

Transferimi i madh i Chelseat në qershor, Lukaku mund të bëjë një tjetër lëvizje me klub në merkaton e ardhshme.

Në konflikt me Thomas Tuchel, sulmuesi belg mund të largohet nga Stamford Bridge në qershor dhe lëvizja mund të jetë më afër sesa duan tifozët e Londrës, përcjell GazetaBlic Sport.

Në bisedë me Sky Sport Italia, Fabrizio Ravanelli, ish-reprezentuesi italian dhe ish-kolegu i Antonio Contes në Juventus, nuk ka dyshime se trajneri i Tottenhamit do të tentojë të nënshkruajë me Lukakun verën e ardhshme.

“Unë mund ta shoh Lukakun në Tottenham dhe e di që Conte do të bëjë gjithçka për ta bërë këtë. Nëse Harry Kane largohet, është mundësia perfekte për një ribashkim mes të dyve”, shpjegoi ai.

/GazetaBlic Sport