Romelu Lukaku ka disa ditë që ka filluar stërvitjet me skuadrën e Chelseas dhe duket se do të jetë gati për të debutuar në ndeshjen e nesërme derbi ndaj Arsenalit.
Lukaku u rikthye në Stamford Bridge tek ekipi i tij pas shtatë vitesh, pasi Chelsea arriti marrëveshje me klubin e Inter për shumën e 115 milion eurove.
Belgu ka një karrierë të pasur me gola në Premierligë, me skuadrat si West Brom, Everton e Man Utd.
Sulmuesi 28-vjeçar ka realizuar gjithsej 113 gola në 252 ndeshje në kompeticion, megjithatë ndaj skuadrës londineze Arsenal ai nuk ka performuar mirë.
Lukaku ka vetëm dy gola të shënuara në 15 paraqitje në Premier Ligë ndaj Arsenalit, me një mesatare vetëm 0.1 gol për ndeshje, duke i pasur 30 goditje në total ndaj tyre.
Sulmuesi mund të debutoj nesër me Chelsean ndaj “Gunners” dhe shpreson që të rregulloj këtë statistikë duke i shënuar që në ndeshjen e parë pas rikthimit në Premier League.
Ndeshja mes Arsenalit dhe Chelseas zhivllohet nesër nga ora 17:30 në Emirates Stadium.


