Me 66 gola të shënuar nga Belgjika, Romelu Lukaku ishte pragmatik kur u pyet për mundësinë e arritjes së Cristiano Ronaldos, i cili këtë javë u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për një ekip kombëtar (111 gola), duke mposhtur rekordin e iranianit Ali Daei.
Ai e vlerësoi lartë, Ronaldon duke thënë se portugezi është në 3 lojtarët më të mirë në histori, shkruan GazetaBlic Sport.
“Mos më krahaso me Cristiano Ronaldon, kurrë. Për mua Ronaldo është një nga tre lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Nuk do të them nëse është i pari, i dyti apo i treti, por është në Top 3”, tha Lukaku.
“Ajo që ai ka arritur në karrierën e tij, për lojtarët e brezit tim është diçka e jashtëzakonshme. Unë kam qenë me fat që kam luajtur kundër tij në Itali, tani ai është kthyer në Angli dhe kjo është gjë e mirë për futbollin anglez”, përfundoi belgu.
/GazetaBlic Sport/


