Trajneri i fitnesit i klubit të Interit, Antonio Pintus tha se Romelu Lukaku mund të krahasohet me një lojtar të futbollit amerikan.
Ai tha se kur Lukaku luan është e vështirë të ndalohet shkaku i fizikut të tij mjaftë të mirë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Lukaku ka një fizik me karakteristika të veçanta. Ai peshon mbi 100 kilogramë dhe ka fuqi mbresëlënëse. Ai është i krahasueshëm me një lojtar të futbollit amerikan. Kur vrapon, është e vështirë për dikë që ta ndalojë atë. Ai është përmirësuar shumë edhe për sa i përket qëndrueshmërisë. Tani, ai po bëhet një atlet i plotë. Duhet thënë se pjesa tjetër e ekipit gjithashtu është përmirësuar shumë për sa i përket qëndrueshmërisë“, tha Pintus.
Lukaku këtë edicion ka shënuar 21 gola për Interin në Serie A.
/GazetaBlic Sport/


