Chelsea tashmë e ka zyrtarizuar transferimin më të ri, Romelu Lukaku.
Lukaku është rikthyer te skuadra e Chelseat pas shtatë viteve që e kishte lënë klubin, shkruan GazetaBlic Sport.
Lukaku u shpreh i lumtur me rikthimin e tij në Londër.
Sulmusi belg tha se është gjithmonë e mrekullueshme të luash për një klub të madh si Chelsea.
“Jam i lumtur dhe i bekuar që kthehem në këtë klub të mrekullueshëm. Unë e kam mbështetur Chelsean si fëmijë. Mënyra se si po shkon klubi i përshtatet ambicieve të mia në mënyrë perfekte. Kjo mundësi vjen në kohën e duhur dhe ne mund të kemi shumë suksese së bashku”, tha Lukaku.
Chelsea pagoi 115 milionë euro te Interi për transferimin e tij.
/GazetaBlic Sport/


