Kanë përfunduar dy ndeshjet e Grupit F në Kupën e Botës.
Maroku dhe Kroacia janë dy kombëtaret e kualifikuara nga ky grup, shkruan GazetaBlic Sport.
Belgjika dhe Kanadaja janë eliminuar dhe pjesën tjetër të Botërorit do ta shikojnë nga ‘shtëpia’.
I aktivizuar në pjesën e dytë të duelit, Romelu Lukaku pati shpesh raste të volitshme për të shënuar por gaboi në mënyrë të pabesueshme pak hapa larg portës, edhe pse i vetëm para saj.
Në fund të duelit, sulmuesi ishte dukshëm i inatosur me këtë paraqitje të tijën dhe kjo u pa teksa duke u larguar nga fusha, ai goditi me grusht pankinën duke e thyer atë.
#Lukaku bye bye#Belgio #BelgioCroazia pic.twitter.com/rNvBVJn4lt
— Dr White (@dottorwhite) December 1, 2022