Drejtuesit e Interit i kanë thënë Chelseat se ata janë të gatshëm të paguajnë rreth 8 milionë euro për të nënshkruar me Romelu Lukakun në huazim, sipas Calciomercato.
Blutë janë të hapur për të lënë sulmuesin belg të largohet në një marrëveshje huazimi, por po kërkojnë një tarifë rreth trefish më shumë se kufiri që Interi ka vendosur, përcjell GazetaBlic Sport.
Belgu ka kërkuar që transferimi i tij të lejohet, me futbollistin që tashmë është shprehur qartë se nuk dëshiron të qëndrojë tek skuadra angleze.

/GazetaBlic Sport/


