Sporti

Lukaku: Dua të bëj më të mirën për Interin, jam i lumtur me fitoren

02/22/2023 23:21
nga:Lorik J

Lukaku ishte heroi i Interit në ndeshjen e sotme ndaj Portos.

Sulmuesi belg realizoi golin e vetëm në fitoren e Interit ndaj Portos me rezultatin 1:0, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Lukaku tha se është i lumtur që skuadra e tij mori fitoren sot.

“Ishte shumë e rëndësishme të fitonim, ne donim të shënonim edhe golin e dytë. Kam kaluar disa muaj të komplikuar, jam i lumtur që jam në dispozicion të ekipit për të arritur qëllimet”, tha Lukaku për Amazon Prime.

“Unë nuk jam individualist, dua të bëj më të mirën për Interin. Jam i lumtur me fitoren dhe ne duam të vazhdojmë kështu”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport.