Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore të hënën për të parë nëse është në gjendje të luajë në Kupën e Botës me Belgjikën, sipas një raportimi në mediat italiane.
Siç është raportuar nga La Gazzetta dello Sport, sulmuesi belg është ende në dyshim dhe po punon për të luajtur një rol për ekipin kombëtar në Kupën e Botës në Katar këtë muaj, përcjell GazetaBlic Sport.
Së fundmi ai pësoi një dëmtimit të muskulit dhe kjo do të thotë se ndërsa ai është emëruar në skuadër nga Roberto Martinez, trajneri duhet të sigurohet që Lukaku mund të luajë vërtet për Belgjikën.
Nëse jo, ai do të zëvendësohet me dikë nga lista e gatishmërisë. Ai ka mundësi ta zëvendësojë deri në 24 orë para ndeshjes së parë të grupit.
/GazetaBlic Sport


