Sporti

Lukaku do të kthehet në tetor, do të mungojë në gjashtë ndeshje për Interin

08/30/2022 14:03
nga:L J

Lëndimi i Lukakut është më i madh se që dukej në fillim…

La Gazzetta dello Sport analizon dëmtimin e Lukakut dhe kohën e rikuperimit të tij. Ai do të rikthehet në tetor, edhe pse duhet thënë se lojtari do të bëjë gjithçka për të shkurtuar kohën dhe se stafi mjekësor i Interit do të përpiqet ta rikthejë në kohë të paktën për Udinesen, ndeshjen e fundit para pushimit.

Por logjika thotë më shumë. Pra, nëse nuk ka përshpejtime të papritura, Lukaku do të humbasë gjashtë ndeshje, katër të ligës (Cremonese, Milan, Torino dhe Udinese) dhe dy të Champions kundër Bayern dhe Viktoria Plzen.

Inzaghi është i detyruar të ndryshojë planet taktike që kishte në mendje dhe për këtë arsye do të jetë një Inter i modës së vjetër me çiftin Dzeko dhe Lauto në sulm.

/GazetaBlic Sport