Është çështje orësh që Romelu Lukaku të jetë sërish lojtar i Interit.
Vetëm një vit pas kalimit të tij në Chelsea, futbollisti belg ka konfirmuar transferimin e tij te klubi i Interit, nga ku u largua për të kaluar një vit fatal në Stamford Bridge, përcjell GazetaBlic Sport.
Giuseppe Marotta, CEO i Interit, konfirmoi se ata e presin lojtarin këtë të martë.
Të mërkurën kur Lukaku të kalojë ekzaminimin përkatës mjekësor – do të nënshkruajë kontratën e tij.
/GazetaBlic Sport/


