Sporti

Lukaku dëshiron të mbetet te Roma

11 muaj më parë
nga:E K

Romelu Lukaku është i lumtur me Romën e Daniele De Rossit dhe raportohet se është i gatshëm të qëndrojë në vend se të rikthehet te Chelsea gjatë verës.

Belgu iu bashkua romakëve verën e kaluar në një marrëveshje huazimi një sezon, pa opsion blerjeje, duke i dhënë atij një rrugë për të dalë nga Londra pas një vere të mbushur me polemika.

Lukaku e ka dëshmuar veten si një futbollist i dobishëm te Roma këtë sezon, duke shënuar 18 gola në 35 ndeshje.

Ai u pyet së fundmi nëse do të dëshironte të qëndronte në kryeqytetin italian dhe përgjigja e tij ishte: “Nuk dua të shkaktoj polemika në Angli. Duhet të jem inteligjent për këtë”.

Sipas “Corriere dello Sport”, reprezentuesi i Belgjikës ka filluar të bëhet gjithnjë e më i lumtur nën drejtimin e De Rossit dhe tani po mendon seriozisht për të qëndruar në kryeqytetin italian përtej këtij sezoni.

30-vjeçari do të duhet kthehet te Chelsea në fund të sezonit, që do të thotë se dy klubet do të duhet të arrijnë një marrëveshje të re në verë.

Lukaku vlerësohet se do të kushtonte rreth 37 milionë euro, një tarifë e lartë duke pasur parasysh se pronarët e “Giallorossi” po kërkojnë të ulin kostot e përgjithshme në klub.