Chelsea nuk heq dorë nga kërkesa për të blerë një sulmues të klasit botëror gjatë këtij afati kalimtar.
Oferta e fundit që Chelsea pritet të bëjë për sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku është 130 milionë euro, pa bonuse apo Marcos Alonson, shkruan GazetaBlic Sport.
Mediat nga Italia raportuan se Inter refuzoi ofertën e Chelseat e cila ishte 100 milionë euro plus shërbimet e Marco Alonsos.
Thuhet se Thomas Tuchel ka pasur një telefonatë me belgun dhe sulmuesi ia ka konfirmuar dëshirën e tij për rikthim te Chelsea.
Lukaku do të fitojë 12 milionë euro plus bonuse në sezon, duke arritur një pagë prej 15 milionë eurosh në vit.
/GazetaBlic Sport/


