Sporti

Lukaku bën krahasimin mes Serie A dhe Premierligës

08/16/2021 17:31
nga:E K

Romelu Lukaku ka bërë një krahasim mes dy ligave më të mira të futbollit evropian Serie A dhe Premierliga.

Belgu ka potencuar se Serie A është teknikisht dhe taktikisht ligë më e mirë se Premier League, por në Angli intensiteti është më i lartë, shkruan GazetaBlic Sport.

“Unë nuk flas vërtet për ambiciet e mia personale, gjithmonë shoh ambiciet e klubit. Kjo është arsyeja pse u ktheva”, tha fillimisht Lukaku për faqen zyrtare të klubit të Chelseat.

“Italia është taktikisht dhe teknikisht një ligë më e mirë, por këtu në Angli, gjithçka ka të bëjë me intensitetin. Kjo është ajo që bën ndryshimin, por nuk është problem për mua sepse kam qenë këtu për tetë vjet dhe e di se për çfarë bëhet fjalë”, përfundoi Lukaku.

/GazetaBlic Sport/