Luka Modric ka rënë dakord për një zgjatje të kontratës në Real Madrid deri në 2022.
Ky do të jetë sezoni i tij i dhjetë më radhë për mesfushorin kroat tek madrilenët, përcjell GazetaBlic.
Edhe pse në kontratën e re të propozuar nga Real Madrid, paga do të jetë më e ulët edhe për shkak të moshës, futbollisti i Kombëtares së Kroacisë nuk heziton për të firmosur.
Ai ka fituar gjithçka që ishte për t’u fituar me Los Blancos, madje edhe Topin e Artë në vitin 2018.
/GazetaBlic/