Kupa e Botës 2022

Luka Modric “shpërthen” ndaj gjyqtarit Orsato: Është një fatkeqësi

12/14/2022 09:08
nga:Mergim Rreci

Luka Modric, ylli më i madh i kombëtares kroate, nuk u përmbajt në kritikat ndaj gjyqtarit italian Daniele Orsato në fund të ndeshjes me Argjentinën.

“Ishim mirë deri në penallti, që për mua nuk ishte. Zakonisht nuk flas për arbitrat, por sot është e pamundur. Ai është një nga [arbitrat] më të këqij që njoh dhe nuk po flas vetëm për sot, sepse ai ka arbitruar ndeshje të tjera të miat shumë herë dhe nuk e kam kujtuar kurrë mirë. Ky gjyqtar është një fatkeqësi”, ka thënë ylli i Real Madridit, përcjell GazetaBlic Sport.

Mesfushori ka “uruar Argjentinën” dhe ka përfunduar: “Na ‘vrau’ penalltia. Tani do të rikuperojmë dhe do të përpiqemi të fitojmë ndeshjen e vendit të tretë”, përfundoi ai.