Sporti

Luka Modric shpallet lojtari i ndeshjes

06/18/2021 20:15
nga:E K

Kroacia ka barazuar me Çekinë në ndeshjen e dytë të Kampionatit Evropian.

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Fillimisht ishin çekët që kaluan në epërsi në në pjesën e parë realizuan me anë të Patrick Schick.

Schick realizoi nga penalltia në minutën e 37’të të takimit.

Për të barazuar rezultatin për Kroacinë u përkujdes, Ivan Perisic i cili realizoi shpejt në pjesën e dytë saktësishtë në minutën e 47’të të takimit.

Pavarësisht realizatorëve lojtari i ndeshjes u shpall kroati, Luka Modric.

/GazetaBlic Sport/