Duke përfunduar sezonin e tij të 10 -të në Real Madrid, ku mbërriti në 2012, nga Tottenham, Luka Modric dëshiron të rinovojë edhe për një sezon tjetër me skaudrën madriliene.
Faqja e internetit Goal kujton se ndërkombëtari kroat, 36 vjeç, përfundon kontratëne tij me klubin në qershor 2022 dhe është i gatshëm të ulë pagën e tij për të vazhduar të veshë fanellën e ekipit të udhëhequr nga Carlo Ancelotti, përcjell GazetaBlic Sport.
Goal gjithashtu zbulon se qëllimi i mesfushorit është të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë për të qenë në formë për Kupën e Botës 2022.
Edhe kështu, nëse Modric nuk qëndron në Real Madrid, prapë sipas Goal, ka klube nga MLS (Kampionati Amerikan i Divizionit të Parë) dhe Katari të interesuar për të.
/GazetaBlic Sport/


