Sporti

Luka Modric para ndeshjes me Anglinë: Është si një finale, nuk mund të gabojmë assesi

06/06/2021 08:19
nga:L J

Luka Modric thotë se të luash ndaj Anglisë në Wembley në ndeshjen e parë të grupit në Euro 2020 është si të duhet të luash një finale.

Kapiteni i Kroacisë e çoi vendin e tij në finalen e Kupës së Botës në vitin 2018 duke mposhtur Anglinë në gjysmëfinale, por nuk do të dëshironte të përballej me skuadrën e Gareth Southgate kaq herët në këtë garë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Grupi ynë në Euro është shumë i vështirë. Anglia, Republika Çeke dhe Skocia janë skuadra të mira dhe nuk do të jetë e lehtë të kalosh në raundin e dytë. Unë jam gjithmonë optimist dhe besoj që Kroacia mund të kalojë, por është një raund i parë shumë i vështirë. Të luash ndeshjen hapëse kundër Anglisë dhe në Wembley, kjo i thotë të gjitha”, tha fillimisht 35 vjeçari.

‘Është një finale e vërtetë, sepse duke filluar me një humbje mund të të lërë në një pozitë shumë të keqe për ndeshjen e dytë ku nuk mund të dështosh nëse nuk dëshiron të shkosh në shtëpi.Është loja më e keqe e mundshme për të filluar dhe ne e dimë që nuk mund të bëjmë ndonjë gabim atë ditë”, përfundoi Modric.

/GazetaBlic Sport