Sporti

Luka Modric: Nëse duam Ligën e Kampionëve, duhet të fitojmë çdo ndeshje

12/07/2021 23:21
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi ka triumfuar ndaj Interit me rezultat 2 me 0, duke siguruar pozitën e parë në grup, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes ka folur futbollisti i kësaj skuadre, Luka Modric.

Ai tha se është shumë i lumtur me fitoren dhe se synojnë rezultate të tilla në të gjitha ndeshjet.

“Jam shumë i lumtur për këtë ndeshje dhe rezultatin. Nëse duam Ligën e Kampionëve duhet të fitojmë çdo ndeshje”.

“Nuk duhet të shikoni moshën, por vetëm paraqitjet. Ndihem mirë, sikur të isha nën moshën 30-vjeçe”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/