Lajmi se Luka Modric do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit menjëherë ndezi thashetheme rreth të ardhmes së kroatit.
Edhe pse do të mbushë 40 vjeç këtë vit, veterani nuk ka njoftuar se ka ndërmend t’i japë fund karrierës së tij aktive sportive, qoftë edhe larg Realit.
Kontrata që Inter Miami do t’i ofrojë Modricit do të jetë për një vit, deri në korrik 2026.
Kjo do t’i garantojë veteranit mundësinë për të udhëhequr ekipin kombëtar kroat në Kupën e Botës 2026. Flitet për një kontratë me vlerë 2.5 milionë dollarë në vit.
/GazetaBlic Sport/


