Sporti

Luka Modric: Më mungon Sergio Ramos, u bëmë shokë të mirë bashkë

07/02/2022 22:50
nga:E K

Luka Modric ka folur për mardhënien e mirë që kishte me mbrojtësin spanjoll, Sergio Ramos.

Mesfushori kroat u shpreh se e ndjenë mungesën e ish kapitenit të Real Madridit, shkruan GazetaBlic Sport.

Të gjitha largimet e lojtarëve me të cilët kalon disa vite janë të dhimbshme. Për të gjithë – pas nëntë viteve, Sergio shkoi”, ka thënë Modric.

“Prej ditës së parë ishte i afërt me mua, më ndihmoi të adaptohem te Real Madrid, më inkurajoi. Besoi në potencialin tim. U bëmë shokë të mirë, familjet tona kalonin mirë mes vete dhe kalonim verën së bashku. Akoma flasim çdo ditë, së paku me mesazhe. Më mungon të kaloj kohë me të, por kjo ishte për më të mirën në futboll”, ka thënë tutje kroati.

Kujtojmë se Ramos u largua nga “Los Blancos” vitin e kaluar për t’iu bashkuar PSG.

/GazetaBlic Sport/