Luka Modric po largohet nga Real Madridi, sipas Miguel Angel Diaz të COPE dhe disa burimeve të tjera të mediave spanjolle.
Ceremonia e lamtumirës së kroatit në Santiago Bernabeu do të zhvillohet të shtunën, më 24 maj.
Më parë, pati raportime kontradiktore rreth të ardhmes së Modric, me disa që pretendonin se Xabi Alonso do të ishte i kënaqur ta mbante veteranin në ekipin e tij.
39-vjeçari bëri 590 paraqitje për Real Madridin dhe fitoi 28 trofe me të bardhët.
/GazetaBlic Sport
🚨 BREAKING: Luka Modric is leaving Real Madrid.
The club has decided they will NOT offer him a new deal.
Farewell ceremony set for Saturday. @COPE pic.twitter.com/roVLwYXY3J
— Madrid Zone (@theMadridZone) May 21, 2025


