Libri “Shkolla Kroate e Futbollit” i botuar nga Federata Kroate e Futbollit kombinon tërësisht njohuritë teorike dhe praktike të profesionit të futbollit në Kroaci.
Në prezantimin e librit nuk mungoi nga trajneri i ‘Vatrenit’, Zlatko Dalic dhe anëtarët e stafit të tij profesional, Ivica Olic, Vedran Corluka, Marjan Mrmiq, Drazen Ladic, Mario Mandzukic dhe Luka Milanovic, si dhe lojtarët e kombëtares, kapiteni Luka Modric, Domagoj Vida, Mateo Kovacic që tërhoqën vëmendje të veçantë.
“Kam kënaqësinë të mirëpres këtu të gjithë mysafirët e nderuar, ardhja e të cilëve konfirmon vlerën e këtij libri. Sa herë që flas me disa drejtues të huaj të federatës, ata gjithmonë pyesin ne – cili është sekreti i suksesit të futbollit tuaj. Ky libër është në fakt një nga përgjigjet e kësaj pyetjeje: puna cilësore me të rinjtë”, tha Marijan Kustic, presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë dhe më pas theksoi diçka tjetër shumë të rëndësishme:
“Kur shikojmë vetëm kopertinën dhe dy lojtarët që shfaqen atje, të cilët janë këtu me ne, shohim forcën e shkollës sonë. Aty është Luka ynë, për të cilin flitet shpesh – dhe nuk ka nevojë të harxhoj fjalë për të. Megjithatë, unë ende dua të them tani që jam këtu – Luka është futbollisti ynë më i mirë gjatë gjitha kohërave”, përfundoi Kustic.
/GazetaBlic Sport


