Sporti

Luka Modric: Ancelotti e meriton të vazhdojë me Realin

05/18/2023 11:01
nga:E K

Luka Modric doli në mbrojtje të Carlo Ancelottit, i cili po kritikohet shumë pas goditjes së pësuar në duelin me Manchester Cityn (0-4), që e eliminoi Real Madridin nga Champions League vetëm një hap para finales së madhe të kësaj gare.

Mesfushori kroat pati fjalë të mira për trajnerin italian duke thënë se ai e meriton të vazhdojë karrierën te Real Madridi, shkruan GazetaBlic Sport.

“Nuk dua të flas për të ardhmen e Ancelottit. Ky ekip ka ende shumë për të dhënë. Ne do t’u garantojmë akoma shumë gëzime tifozëve. Tekniku e meriton të vazhdojë, për këtë nuk kam asnjë dyshim. Ai fitoi të gjithë titujt dhe sezoni i kaluar ishte absolutisht i pabesueshëm”, theksoi mesfushori i Realit.

/GazetaBlic Sport/