Luka Doncic aktualisht është plotësisht i fokusuar në Lojërat Olimpike në Tokio, ku ai dhe vendi i tij po përgatiten të përballen me Gjermaninë në çerekfinale.
Pasi pjesëmarrja e tij në këto Lojëra të ketë përfunduar, lojtari do të nënshkruajë një kontratë të re pesëvjeçare për të qëndruar me Dallas Mavericks, përcjell GazetaBlic Sport.
Marrëveshja e re do ta bëjë atë të fitojë 202 milion dollarë deri në vitin 2026, siç njoftoi gazetari Marc Stein.
Donçiç, tani për tani, nuk dëshiron të mendojë për asgjë tjetër përveç Olimpiadës dhe po përpiqet të shmangë çdo shpërqendrim të mundshëm.
Lojtari do të fitojë rreth 34.7 milion dollarë në sezonin e tij të parë, dhe 45.9 milion dollarë në të fundit të kontratës.
/GazetaBlic Sport/


