Sporti

Luka Doncic futet në histori të NBA

12/28/2022 11:15
nga:Mergim Rreci

Luka Doncic hyri në historinë e NBA-së herët këtë të mërkurë, duke u bërë lojtari i parë në kompeticion që shënon 60 pikë, 20 kërcime dhe 10 asistime në një ndeshje.

Basketbollisti slloven 23-vjeçar pati një paraqitje shumë të lartë, duke qenë vetëm hera e dytë që shënohet triple double me 60 pikë në një ndeshje të NBA-së, përcjell GazetaBlic Sport.

Lojtari në total ka shtuar 60 pikë, 21 kërcime dhe 10 asistime në fitoren e Dallas Mavericks ndaj New York Knicks, me rezultat 126-121.