Showtime

Luizi nuk njeh më kufij kundër Efit: ”Qafën theftë”

04/05/2023 14:49
nga:G B

“O Zot më ruaj nga miqtë se nga armiqtë ruhem vetë” është shprehja që do i shkonte më shumë për shtat situatës Luiz dhe Efi.

Nga mbrëmë duket se gjithçka është thyer pa rikthim pas dhe nëse Efi e vuan,Luizit nuk ia ndjen aspak.

Një video qarkullon në TikTok që ka habitur edhe fansat e Luizit.

Ata ndodhen në dhomën e grimit dhe Efi dhe Ronaldo bëjnë të dalin por Luizi ndalon Ronaldon dhe Kiarën dhe i thotë:”Ju të dy se ajo tjetra qafën theftë”.