Showtime

Luizi i kthehet Big Brotherit: Faleminderit secilit prej jush që keni qenë bashkë me mua në këtë rrugëtim duke më dhënë kohë nga koha juaj

05/27/2023 22:24
nga:Astrit Gashi

Luiz Ejlli është shpallur fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania 2.

Ai ka qenë shumë i pëlqyer gjatë qëndrimit brenda, madje është cilësuar edhe si fenomen i këtij viti.

I njëjti së fundmi ka publikuar një video në Instagram, e cila i është edituar nga një fanse.

Në klip janë përmbledhur të gjitha momentet më interesante të artistit shkodran gjatë rrugëtimit në BBVA.

Këngëtari i njohur ka falënderuar sërish fansat për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që ia kanë dhënë gjatë kësaj kohe.

“Faleminderit secilit prej jush që keni qënë bashkë me mua në këtë rrugëtim duke më dhënë kohë nga koha juaj”, ka thënë ai.

“Jeni mbështetja ime më e madhe”, vazhdoi tutje Ejlli.

Luizi mes tjerash tani po shijon në masë të madhe famën me mbrëmje e koncerte të shumta.